Qeveria në detyrë e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i prezantoi emrat, ndërsa ata u votuan unanimisht, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, transmeton Gazeta Papirus.
“Tani pas kompletimit të procesit, listën prej katër emrave për anëtarë të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren, e prezantoj në këtë përbërje: Ylber Elshani, kryesues; Agim Muçaj, anëtar; Selvete Gjikolli, anëtare; Sylejman Gashi, anëtar”, tha ai.