Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 109-të, ka shfuqizuar vendimin e marrë nga ish-qeveria Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.
Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë, .
Po ashtu, në këtë mbledhje u shfuqizuan 300 akte nënligjore të marra nga qeveritë e kaluara