Falë mbështetjes së pashoq deri tani të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimit maksimal të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës e qytetarët shqiptar këtu, kanë pranuar ndihmën financiare më të lartë ndonjëherë nga Kosova. Kështu ka shkruar zyrtarja e VV-së, Dejona Mihajli.
Studentët, aktivistët e komunitetit shqiptar në Luginë, artistët, shoqatat rinore, sportive, nismat e ndryshme, organizatat joqeveritare tanimë po ndjejnë dorën e Kosovës edhe në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Pasiqë sot, në mbledhjen e 115 të Qeverisë së Kosovës, ka kaluar Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbeshtetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vlerën prej 1,242.459.00 €, në funksion të zbatimit të Memorandumit te Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar të datës 28 tetor 2022, mbi përkrahjen financiare me qëllim të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Përkrahja financiare nga ky vendim, është i bazuar ne thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për grante dhe bursa.
OJQ, sudent/e, individë, e shoqata të pakicës Kombëtare Shqiptare, bazuar në thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombetar Shqiptar për grante dhe bursa.
Marrë shkas nga kjo, shpreh mirënjohjen më të thellë të Qeverisë Kurti për gatishmërinë e treguar për të marrë përgjegjësi edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, falënderim të veçantë për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin e palodhur, e qytetarët shqiptar për mbështetjen e treguar dhe besimin e dhënë ndaj qeverisjes së KKSH, për qasje bashkëpunuese e bashkërenduese institucionale me Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë!
Për më shumë Kosovë në Luginë.
Për më shumë përkrahje e avancim të bashkëpunimit tonë do të punojmë parreshtur edhe në të ardhmen.
Faleminderit Kosovë.