Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka mbajtur mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje janë marrë tri vendime.
Mes tjerash, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.
Shuma të cilën Qeveria e ka ndarë është 6,740,000.00 Euro.