Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.
Kujtojmë se më 6 shkurt të këtij viti, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë mbi 50 mijë persona kanë humbur jetën.