Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar për miratimin e buxhetit të komunës së Prishtinës.
Siç e dini gjatë vitit të kaluar në afate të rregullta asambleja komunale nuk ka arritur që ta miratoj me kohë buxhetin, prandaj tek tani që e kanë miratuar ne si qeveri e procedojmë për në Kuvend dhe i mbetet legjislaturës së ardhshme në vijim që të miratoj këtë buxhet. Por, deri atëherë komuna do të vazhdoj me ndarjet buxhetore siç e parasheh ligji, pra sipas vitit 2024”, tha ai në konferencën për media.