Qeveria e Kosovës, ka votuar kërkesën për shpronësim për realizimin e projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Zëvendësministri i MMPHI-së, Avni Zogjani, tha se procedurat ligjore kanë përfunduar veçse kërkohet miratimi i Qeverisë.
“Bazuar në projektet infrastrukturore sportive që nga kategoria 2 të rritet në kategorinë 4 sipas rregullores së UEFA me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me kornizën ligjore të FIFA dhe UEFA”.
“Departamenti i shpronësimit pas përfundimit të procedurave të kontrollimit në aspektin teknik dhe juridik të kërkesës, ka konstatuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë vendim me të cilin miratohet kjo kërkesë për shpronësim”, tha ai.