Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për huamarrje pwr “Telekomin e Kosovës ” në vlerë 10 milionë euro, transmeton Gazeta Papirus.
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha se kjo ndërmarrje pavarësisht përkushtimit të qeverisë për të mbështetur ndërmarrjen, ajo është duke u përballur me vështirëësi nga periudha e mëhershme.
“Paraqes kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro nga “Telekomi i Kosovës”, e cila kërkon miratimin në parim në qeveri. Me bordin e duhur dhe me përkushtim e qeverisë për ta mbështetur ndërmarrjen, ajo ka filluar që të këndellet. Vështirësitë nuk janë tejkaluar të gjitha, që nga e kaluara e errët që shkaktojnë here pas hëre si në rastin konkret që ndërrmarrja ka llogari të bllokuara nga një rast i mëhershëm”, tha Murati.