Buxheti prej më shumë se 3 miliardë euro i ndarë për vitin 2023 do të fillojë të prezantohet edhe për qytetarët.
Një gjë e tillë do të fillojë sot në komunën e Prizrenit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
“Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Takimi me qytetarët e Prizrenit do të fillojë në ora 15:00.