192 euro më shumë do të pagujanë tatim qytetarët e Kosovës që kanë të ardhura vjetore 5400 euro apo mujore 450 euro. Kjo parashihet me projektligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benifiscionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale si dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Në prezantimin e këtij projektligji kryeministri dhe ministry I financave u fokusuan te ndryshimet e tatimeve në të ardhurat vjetore deri në 3000 euro e ku do të jetë 0% tatim por nuk përmendën fare ndryshimet për pagat më të larta . Zoom.al ka siguruar projektligjin ku sipas nenit 6. Pika 1.2, për të ardhurat e tatueshme mbi 3.000 euro deri në 5400 euro do të ketë 8% tatim, ndërsa mbi 5400 euro, 10% tatim dhe 192 euro.
Kontabilistët e kontaktuar nga Zoom.al, nuk kanë dashur të prononcohen sqaruan se nëse projektligji si i tillë merr edhe bekimin e Kuvendit me këto ndryshime përfitojnë pak, ata të cilët kanë pagat nga 250 deri në 450 euro, përjashtuar pagat mujore 250 euro që nuk do të pagujanë fare tatim, ndërsa do të rëndohen ata të cilët do të kenë pagat nga 450 euro e më lart. Më poshtë e keni projektligjin e plotë të siguruar nga Zoom.al: