GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e koncentruar në dialog – përmbush 42% të agjendës legjislative

09/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Ministria e Drejtësisë: Nesër nënshkruhet udhëzimi ku përkatësia etnike do të figurojë në certifikatën e lindjes
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës për gjashtë mujorin e parë këtij viti ka përmbushur vetëm 42 për qind të agjendës legjislative. Në lidhje me këtë njohës të çështjeve politike në vend po vlerësojnë se është bërë planifikim i dobët.

Sipas tyre, kjo tregon që Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e fokusuar dhe e përkushtuar në obligimet e saja, por në dialog e çështje të tjera më me pak interes për vendin.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Qeveria nuk ka arritur ta zbatojë programin legjislativ, përderisa në proceset e konsultimit publik nuk kanë kaluar 50 për qind të projektligjeve.

Jakaj tha se Qeveria është e preokupuar me çështjet nacionale siç është dialogu Kosovë-Serbi.

“Qeveria nuk ka arritur ta zbatojë programin legjislativ as 43 për qind, përderisa në proceset e konsultimit publik nuk ka arritur ta kalojë masën prej 50 për qind të projektligjeve të cilat e kanë kriter dhe standard ndërkombëtar që ato projektligje të jenë pjesë e konsultimit publik me palët e interesit”.

“Praktika ose nëse e shohim çdo vit, shohim që Qeveria nuk ka arrit të kalojë 42 përqindëshin e zbatimit të programit legjislativ. Vitin e kaluar ka qenë 41.5 për qind e këtë viti është 42 për qind. Për këtë arsye e konsiderojmë që kjo është një punë e dobët në planifikim ose planifikim ambicioz të cilën nuk arrin ta përcjellë me trupat e veta ose ka mungesë të resureve humane ose Qeveria është e preokupuar me çështjet nacionale siç është dialogu Kosovë-Serbi, veriu dhe një pjesë e ministrive nuk e ka fokusin te projektligjeve të caktuara”, tha ai.

Jakaj tha se më së shumti projektligje sa i përket agjendës kanë zbatuar Ministria e Arsimit, e Bujqësisë, e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e ajo e Industrisë.

Ndërsa ajo me nivelin më të ulët të zbatimit të programit legjislativ është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Sa i përket nivelit të zbatimti të programit legjislativ nga ana e ministrive përkatëse, për gjashtë mujorin e parë e kemi Ministrinë e Arsimit, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Industrisë dhe ajo në nivelin më të ulët të zbatimit të programit legjislativ kemi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që nga katër Projektligje ata e kanë miratuar vetëm një dhe atë jashtë planifikimit legjislativ. Pra nëse do të kishte qenë brenda planifikimit legjislativ, do të ishte niveli i zbatimit zero. Ndërsa sa i përket projektligjeve të cilat ministritë i kanë planifikuar por që nuk i kanë miratuar janë; Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ekonomisë”, tha ai.

Tags: kosovaQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

Next Post

PDK: Shkarkimi i fundit në polici, ndërhyrje e pastër politike

Next Post
PDK: Shkarkimi i fundit në polici, ndërhyrje e pastër politike

PDK: Shkarkimi i fundit në polici, ndërhyrje e pastër politike

Lajmet e fundit

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

Reshitaj i jep mbështetje Presidentes Osmani pas kërcënimeve: Sulmet ndaj saj janë kërcënim ndaj vetë shoqërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.