GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qeveria dhe KEK i lënë në terr informativ qytetarët rreth prodhimit të energjisë

20/12/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
Qeveria dhe KEK i lënë në terr informativ qytetarët rreth prodhimit të energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e vendit janë në terr informativ sa i përket situatës energjetike në vend edhe pse gjithë verën u paralajmërua për një dimër të vështirë për furnizim me rrymë. Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria s’kanë dhënë asnjë informatë për rrymën që është duke u prodhuar aktualisht. KEK s’ka kthyer përgjigje qe gati dy muaj në pyetjet e Gazetës Express për këtë çështje.

Janë bërë mbi një muaj prej herës së fundit kur qytetarët janë njoftuar sado pak për gjendjen energjetike në vend.

Më 8 nëntor, Koorporata Energjetike e Kosovës e ka dhënë njoftimin e fundit për njësitë që ka në operim dhe kapacitetin me të cilin prodhojnë rrymë.

Përmes këtij postimi, KEK kishte bërë me dije se Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B do të fillonte revizionin e rregull vjetor.

“Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operojë me njësitë A3=125 MW/h, A4=125Më/h dhe B1=250MË/h. Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit!”, thuhet në këtë postim.

Më 14 nëntor, KEK ka lëshuar sërish një njoftim për këtë njësi.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B. Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40”.

Njoftime tjera rreth prodhimit apo blloqeve që janë në funksion ka javë që s’ka lëshuar KEK.

Gazeta Express ka dërguar disa herë pyetje në adresë të KEK’ut lidhur me blloqet që janë në funksion dhe rrymën që është duke u prodhuar aktualisht, por asnjëherë s’ka marrë përgjigje.

Të painformuar qytetarët po i lë edhe Ministria e Ekonomisë. As nga ky institucion, në dy muajt e fundit s’ka pasur ndonjë informatë sa i përket kapaciteteve prodhuese.

Nga KEDS i kanë thënë Gazetës Express se vetëm për gjashtë ditët e para të këtij muaji, kanë importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 4.5 milionë euro.

“Siç e dini me uljen e temperaturave dhe rritjen e konsumit të energjisë në këtë periudhë, rritet edhe sasia e importit sepse prodhimi vendor nuk e mbulon konsumin. Vetëm për 6 ditët e para të dhjetorit KEDS&KESCO, kanë importuar 11560MËh në vlerë prej mbi 4.5 milionë euro”.

Të pyetur nëse mund të ketë reduktime, nga KEDS kanë thënë se një gjë e tillë s’mund të parashikohet, por as të përjashtohet.

“Ju e dini që ne jemi në situatë emergjente, të shpallur edhe nga institucionet e vendit. Në kohë krizash është e pamundur të bëhen parashikime të situatave që mund të paraqiten. Në këto rrethana, kur nuk mund të parashikohet asgjë, as nuk mund të përjashtojmë asgjë.

Orientimisht, në situata të tilla duhet pasur parasysh tre faktorë: konsumin e energjisë elektrike që është duke u rritur çdo ditë, trendin e rritjes së çmimeve të importit të energjisë elektrike dhe pambulueshmërinë e konsumit nga ana e prodhimit vendor atëherë nuk mund të parashikojmë se cili do të jetë skenari në javët e ardhshme. Por, të gjithë duhet të bëhemi bashkë që të marrim vendimet dhe veprimet më të mira, më adekuatet, në mënyrë që pasojat e krizës të jenë sa më të përballueshme dhe të kenë ndikim sa më të vogël në sistem”, thuhet në përgjigjet e KEDS’it drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Rryma në tregjet ndërkombëtare është shtrenjtuar jashtëmase për shkak të luftës në Ukrainë.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

Tags: KEKUQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria pajiset me tre dronë “Bayraktar”

Next Post

Rrëmbehen edhe dy gra serbe në veri, dërgohen në Serbi

Next Post
Rrëmbehen edhe dy gra serbe në veri, dërgohen në Serbi

Rrëmbehen edhe dy gra serbe në veri, dërgohen në Serbi

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.