Artan Qerkini, avokati i drejtorit të mediumit Demokracia.com, Adil Behramajt, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Behramajt nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet pas bastisjes së banesës së tij.
Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt, as për kohëzgjatjen e kësaj bastisjeje.
Ndërkaq, më herët ishte pikërisht avokati i Adil Behramajt i cili e konfirmoi bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e drejtorit të mediumit Demokracia.com.
Qerkini ishte shprehur se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.
“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai.