GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Qëndrimi refuzues i Kurtit karshi partnerëve ndërkombëtar, cilat mund të jenë pasojat? Flasin njohësit e çështjeve politike

27/10/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Fillon takimi Osmani – Ursula von der Leyen
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse u kërkua që afati të shtyhet, 31 tetor i këtij muaji nga Qeveria e Kosovës është caktuar si datë kufitare për konvertimin e targave serbe. Kërkesën e ndërkombëtarëve që të shtyhet afati po e injoron Kurti. A nënkupton injorimi i kryeministrit një kryengritje karshi partnerëve ndërkombëtar. Dhe çfarë pasojash do të mund të prodhojë për Kosovën qasja shpërfillëse e Kurtit? Përkitazi me ketë temë, për Gazetën Insajderi kanë folur njohësit e çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi e Ismail Tasholli.

Kërkesa e emisarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj, po shpërfillet nga kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit tha se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat e qytetarëve serbë të cilët shërbehen me targat e regjistruara të Serbisë.

Mirëpo, a nënkupton kjo deklaratë e Kurtit një kryengritje karshi partnerëve ndërkombëtare. Dhe cilat do jenë pasojat karshi Republikës së Kosovës ndaj qëndrimit refuzues të Kurtit.

Për Gazetën Insajderi, lidhur më këtë çështje kanë folur njohësit e çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi dhe Ismail Tasholli.

Publicisti Shkelzen Maliqi tha se arroganca dhe mospërfillja ndaj kërkesës që aplikimi i targave të shtyhet për 10 muaj është dritëshkurtësi politike dhe diplomatike.

“Të tregohesh mospërfillës dhe arrogant ndaj kërkesës që aplikimi i targave të shtyhet për 10 muaj, ku nuk kontestohet e drejta e ndërmarrjes e një mase të tillë, është miopi politike dhe diplomatike. Nuk është presion që prek në esencën e çështjes, por nga Kurti kërkohet që t’ua jap edhe një afat përpjekjeve diplomatike që të zbuten qëndrimet serbe, që të binden edhe serbët e Kosovës, e edhe pushteti në Beograd, se është në interesin e tyre, që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse ku do të duhej të ishte e integruar edhe ajo e targave” – tha fillimisht ai.

Tutje, Maliqi shtoi se Kurti me këtë mospërfillje po i bën favor ekstremizmit serb, dhe po u nxjerrë punë pa nevojë forcave të KFOR-it.

“Me refuzimin arrogant, Kryeministri Kurti i bën favor ekstremizmit serb që rebelojnë popullsinë në veri të Kosovës dhe bllokojnë rrugët, iu nxjerr pa nevojë pune forcave të KFOR-it, dhe legjitimon brengosjen e Beogradit se kinse pakica serbë në Kosovë është e torturuar dhe i kufizohen të drejtat” – shtoi ai,

Madje, Maliqi konsideron se qëndrimi refuzues i Kurtit edhe nëse është taktik, prapë është politikë adoleshente dhe aspak e urtë.

“Edhe nëse qëndrimi refuzues i Kurtit është vetëm taktik, që më vonë e le të tërhiqet për shkak të presioneve të shtuara, si ndodhi me herët, edhe kjo është politikë aspak e urtë dhe adoleshente“- nënvizoi Maliqi.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, është koha që Kurti të mësojë edhe nga vlerësimet e e përhershme të gabueshme për rolin e SHBA-vë në pavarësimin e Kosovës.

“Është koha që Kurti të mësoj diçka edhe nga vlerësimet e përhershme të gabueshme për rolin e SHBA-vë në pavarësimin e Kosovës. Nëse nuk e ka mësuar këtë të vërtetë, Kosova duhet të shqetësohet fort nga zhgënjimi i Uashingtonit“- përfundoi ai.

Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike, Ismail Tasholli thotë se kemi mbërritur në një fazë qesharake.

Sipas tij po mundohemi me iu tregu Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova është shtet dhe se kërkesat e tyre janë absurde, duke shtuar se kërkesat po adresohen ndaj atyre që e “lindën” këtë shtet.

“Relacionet me Amerikën (lexo Escobarin) nuk duhet te ndërtohen mbi premisa te taktizimit, por të partneritetit strategjik. Sepse, kam përshtypjen që ligjërimi publik i Qeverise është anomalik, kemi mrri në fazën më qesharake të mundshme: po mundohemi t’ua dëshmojmë Shteteve te Bashkuara te Amerikës që Kosova është shtet dhe kërkesa e tyre është absurde. Ata po thonë ish dashtë ta bëni ketë, ne po themi jo, sepse jena shtet. Po ju themi atyre qe e “lindën” ketë shtet“- tha Tasholli.

Ndryshe, Kurti iu bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të konvertojnë targat e makinave të tyre, duke shtuar se ky vendim nuk është i drejtuar kundër tyre, përkundrazi synon të krijojë lehtësi financiare për ta.

Tags: kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Shtohen incidentet në prag të afatit për targat në Veri

Next Post

Kosova e Mali i Zi, ujdi për rrugët që i lidhin mes vete

Next Post
Kosova e Mali i Zi, ujdi për rrugët që i lidhin mes vete

Kosova e Mali i Zi, ujdi për rrugët që i lidhin mes vete

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.