Qëndrim Zyba nga sezoni i ardhshëm do të bartë veshur fanellën e Ballkanit.
Këtë të hënë, klubi nga Suhareka ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes, shkruan Gazeta Express.
FC Ballkani bëri të ditur se Zyba ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare.
21-vjeçari deri në sezonin e fundit ishte pjesë e FC Prishtinës.
Vlen të theksohet se Qëndrim Zyba është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. /Gazeta Express/