Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim Shpëtim ka realizuar sot aktivitete bashkëpunimi në fushën e sigurisë së Ministrisë së Brendshme Franceze.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, me sukses të lartë janë realizuar aktivitetet e bashkëpunimit teknik të shkëmbimit dhe trajnimit për teknikat e shpëtimit në mjedise ekstreme (ndërtesa të larta, ndërtesa të shembura, bodrume, fabrika)” njoftoi Mehaj.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Qendra jonë Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim Shpëtim realizoi aktivitetet me departamentin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së Ministrinë së Brendshme Franceze.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, me sukses të lartë janë realizuar aktivitetet e bashkëpunimit teknik të shkëmbimit dhe trajnimit për teknikat e shpëtimit në mjedise ekstreme (ndërtesa të larta, ndërtesa të shembura, bodrume, fabrika).
Këto aktivitete dhe trajnime u zhvilluan në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim në Pomozotin, në të cilin morën pjesë pjesëtarë nga FSK-ja, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.
Mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë së Brendshme Franceze dhe Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot!
Vazhdojmë drejtë sukseseve dhe partneriteteve të reja!