Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se nuk do ta votojnë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryetareparlamentare.
“Jo nuk do e votojmë për shkak se konsideroj se kandidati që është propozuar pë kryeparlamentar nuk është i denjë. Para se kush do të jetë i takon koalicionit fitues mirëpo unë personalisht nuk do e votojmë”, ka thënë Qalaj.
Deputetët mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton KP, transmeton Gazeta Papirus.
Më 19 prill është bërë betimi i deputetëve dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Ndërkaq, sot pritet që LVV-ja të vendosë edhe njëherë emrin e Haxhiut në votim.