Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është lëshuar në komentime të së kaluarës për çka tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vitet 1998-1999 ka zgjedhur vetë të mos i bashkohet luftës së armatosur çlirimtare.
Veç kësaj ai bëri pretendime të rënda ndaj Kurtit se “ka mbajtur lidhjet” – pa e saktësuar se me kë dhe çka, por referuar ish-pushtetit të Beogradit – teksa tha se “pyetni këta të Unionit (Studentor)”.
“Ka prej tyne që për një fond kanë shku në Beograd. Albini i ka majt lidhjet. Pyeti këta të Unionit”, ka deklaruar Limaj.
“Kryeministri i Kosovës s’ka rrëfim për lirinë e Kosovës. Kryeministri s’ka rrëfim. Kryeministri i Kosovës në mars, për dallim prej djemve të UCK-së, ka pas 1000 zgjidhje me e zgjedhë UCK-në. Ka pas zgjidhje. Kurrkush s’më ka thanë mue hajde ushtar. S’ka rrëfim të lirisë. Ka rrëfim të lirisë Muhamet Mavraj”, ka thënë Limaj.
“Kurti e ka bo zgjidhjen e vetë. Çka ka mëndu me kokën e vetë nuk e di. S’është e thënë veç me e kapë pushkën. Se ka pas djem që i kanë bo 100 mijë punë të tjera. Ky djalë ka bo zgjidhje që mos me iu bashku luftës”, ka shtuar ai,