Gazeta italiane, “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull ngjarjeve politike aktuale në veri të Kosovës. Në artikullin e publikuar nga gazetari dhe publicisti, Massimo Nava, mbrapa të gjithë këtij skenari konfliktuoz qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.
“Lufta e targave” rishpërtheu në Kosovë si një pretekst për rikthimin në qarkullim të ambicieve politike, njëzet e tre vjet pas konfliktit që i lejoi popullatës shqiptare të fitonte pavarësinë. Çështja e targave nënkupton uniformizimin e organizimit të shtetit, gjë që minoriteti serb refuzon. Përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre dhe disa mijëra njerëz dolën në rrugë. Policët kanë hequr uniformat e Kosovës në shenjë proteste. Por automjetet me targa të Serbisë konsiderohen të paligjshme nga autoritetet kosovare” – shkruhet në artikull.
Tutje, në artikullin e gazetës italiane shkruhet se është logjike që Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë do të merrnin në mbrojtje Beogradin.
“Është logjike që Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë dhe të interesuara për të ardhmen e Ballkanit, do të merrnin mbrojtjen e Beogradit. Kosova u bë kështu alibi për politikat e Putinit në Krime dhe Donbas“.
Ndërkohë, tutje kritikohet Beogradi, ku shkruhet se: “Beogradi kultivon aspirata për integrim evropian, por nuk mund të braktisë pakicat serbe për të ringjallur nacionalizmin e brendshëm”.
Ndër tjerash, Nava shkroi se Putin po i fryn zjarrit në Kosovë
“Putini po i fryen zjarrit“.