GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Putin paralajmëron Perëndimin të mos dërgojë armë në Ukrainë

29/05/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Putin paralajmëron Perëndimin të mos dërgojë armë në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania dhe Franca sërish janë përpjekur të kthejnë presidentin Putin në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë një armëpushim. Presidenti Zelensky e quan Rusinë shtet të terrorit.

Presidenti ukrainas, Zelensky e ka akuzuar Rusinë për politikë të terrorit. “Unë do t’ia kujtoj gjithmonë botës, se Rusia më në fund zyrtarisht duhet të njihet si shtet terrori, si nxitëse e terrorizmit”, tha presidenti ukrainas në një fjalim me video në Kiev. Ky përcaktim reflekton realitetin e përditshëm, që Rusia ka krijuar me sulmin e saj kundër Ukrainës dhe do që ta “çojë shumë më tepër drejt Europës”. Zelensky theksoi se “kjo duhet të pranohet ligjërisht.”

Biseda telefonike Scholz-Macron-Putin

Presidenti rus ka paralajmëruar Gjermaninë nga dërgimi i armëve të tjera në Ukrainë. Në një bisedë telefonike mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe presidentit Putin të shtunën, kreu i Kremlinit është shprehur, se dërgimi i armëve të tjera është i “rrezikshëm”. Sipas tij ekziston rreziku që në Ukrainë “situata të destabilizohet më tej dhe të ashpërsohet kriza humanitare.” Putin kërkoi sërish heqjen e sanksioneve në këmbim të eksporteve të grurit.

Sipas zyrës së kancelarit gjerman me Putin është biseduar 80 minuta, një bisedë që erdhi me iniciativë të Scholz dhe presidentit Macron. Si kancelari gjerman edhe presidenti Macron kanë kërkuar edhe njëherë një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse. Më tej ata i bënë thirrje Putinit për negociata të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas, Zelensky.

Sipas njoftimit zyrtar të Parisit Gjermania dhe Franca kanë kërkuar edhe lirimin e 2500 luftëtarëve që kanë mbrojtur kombinatin e çelikut Azov në Mariupol. /DW/

Tags: francagjermaniaVladimir PutinVolodymyr Zelennsky
ShareTweetShare
Previous Post

Del nga rruga automjeti në Kardhiq-Delvinë

Next Post

Lëndohet një punëtor, dërgohet në QKUK

Next Post
Lëndohet një punëtor, dërgohet në QKUK

Lëndohet një punëtor, dërgohet në QKUK

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.