Udhëheqësi rus, Vladimir Putin thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë me diplomaci.
Duke folur me gazetarët gjatë një konference për shtyp këtë pasdite, ai tha se është i interesuar që ta përfundojë “operacionin special ushtarak”
Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë timonin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha i pari i shtetit rus.
“Ne po përpiqemi për këtë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi. Ne do të përpiqemi për t’i dhënë fund kësaj, dhe sa më shpejt, aq më mirë “, shtoi ai.
Ai vazhdoi të argumentojë pa fakte se sistemi raketor Patriot i SHBA-së, i cili do të përdoret nga Ukraina, është “i vjetër” dhe se “gjithmonë ka një kundërhelm”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në shtetin ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe shumë dëme materiale.