Ramush Haradinaj është kryeministër i Kosovës, por ka edhe një jetë private dhe sentimentale.
Ai është i martuar me moderatoren shqiptare, Anitën, me të cilën ka dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë.
I pari i qeverisë sonë herë pas here merr pjesë edhe në shou televizive, ku mundohet të lë pas petkun e politikanit.
Së fundi, 50-vjeçari ishte i ftuar në emisionit e këngëtarit, Ermal Mamaçi, “Xing me Ermalin”.
Ai është treguar i sinqertë në pyetjet e mikpritësit duke mos hezituar se çka punuar në të kaluarën.
“Sigurim, ndërtimtari dhe kopshtar”, thotë ndër të tjerash Haradinaj, ku ishte e pranishme në një pjesë të shout edhe bashkëshortja e tij.
Madje, dyshja nuk ngurron që edhe publikisht të shkëmben puthje pasionate, ku ka marrë duartrokitje të publikut.
Ndryshe, emisioni në tërësi mund ta shikoni ditën e shtunë në TV Klan të Shqipërisë.