Një 5-vjeçar Rayan Oram, u bllokua për ditë të tëra në pus, ka pastaj edhe vdiq.
Ndërkohë së fundmi mediat e huaja, kanë raportuar se pusin që ra i mituri e për pasojë humbi dhe jetën e kishte hapur i ati.
Mësohet se babai i Rayan, hapi pusin në përpjekje për të gjetur ujë në mënyrë që ai të mund të kultivonte kanabis ose marijuanë.
Puse të tilla, shumë më të thella, mbulojnë rajonin e thyer të Rifit, të gërmuar nga fshatarët që kanë nevojë për ujë për bimët e tyre të kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.
Rënia në pus e Rayan tërhoqi vëmendjen e botës gjatë pesë ditëve përpjekjesh të zymta, por të kota për të shpëtuar djalin e vogël. Qindra marokenë vëzhguan ndërsa punonjësit e shpëtimit hapën një gropë paralele për të nxjerrë fëmijën nga pusi 32 metra i thellë.
Pavarësisht pesë ditë përpjekjesh, Rayan u gjet i vdekur në pus.