Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit nuk ka arritur të qetësojë tensionet në rajon, megjithatë lajmet bëjnë të diur se një bashkëbisedim mes presidentit ukrainas dhe Vladimir Putin do të mbahet sëshpejti.
Rusia ka forcuar kontrollin e saj ushtarak rreth Ukrainës që nga viti i kaluar, duke grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë, si dhe pajisje dhe artileri, në pragun e vendit dhe asktualisht Kiev është i rrethuar nga të katërta anët.
Përshkallëzimi në konfliktin shumëvjeçar ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë, duke ngritur spektrin e një përballjeje të rrezikshme midis fuqive perëndimore dhe Moskës.