Qeveria Kurti njihet për raportet jo të mira me gazetarët. Përveç linçimve të gazetarëve të mediave të ndryshme në Kosovë, nuk kanë munguar as ofendimet në drejtim të tyre.
Sot gjatë ditës kreu i ekzekutivit Albin Kurti, ka shkruar për ardhjen e dy gazetarëve tjerë ukrainas në vendin tonë.
Ai ka thënë se Kosova solidariozohet me Ukrainën dhe kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish.
Postimi i plotë i tij:
“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë” të sponsorizuar nga qeveria. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën.”, është shprehur Kurti në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se rasti i fundit ishte në muajin prill, kur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ofendoi një gazetare gjatë një konference për media, e cila ia bëri një pyetje lidhur me çështje në interes për qytetarët . Sveçla ofendoi gazetarën duke thënë se “po merret me budallaliqe”.