GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pushteti pret nga presidenca hungareze të shqyrtohet aplikacioni i Kosovës për në BE, opozita e njohësit skeptikë

07/07/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Aleatët në aksion: BE dhe NATO “të angazhohen bashkërisht” për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pret që gjatë udhëheqjes së Presidencës të Bashkimit Evropian nga Hungaria, të ketë lëvizje pozitive sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, i cili që më shumë se një vit e gjysmë po qëndron në sirtarë të BE-së.

Megjithatë, skeptik për një gjë të tillë janë nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni tha se pret që Hungaria të ketë një rol proaktiv dhe pozitiv për shqyrtimin e aplikacionit për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Ai është optimist se gjatë presidencës hungareze do të largohen në tërësi edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Me marrjen e presidencës, unë besoj se Hungaria e ka një momentum shumë të rëndësishëm që të tregoj se ekziston me të drejtën statusin e anëtarit të BE-së dhe operon me të njëjtat frekuenca në të cilat është BE-ja. Do të doja të kemi një përafrim sa i takon qëndrimeve që shteti hungarez ka me shtetet e unionit, qoftë për çështje që lidhen me sigurinë por edhe me proceset integruese që po kalon Ballkani Perëndimor por me një vëmendje të veçante edhe të proceseve integruese që po kalon Kosova”.

:Në këtë drejtim që në një kohë më të afërt të mundshëm të kemi edhe një evoluim të aplikacionit tonë për të qenë anëtar të BE-së. A do të ndodh kjo gjatë presidencës hungareze, mendoj se kjo do të jetë një qëndrim i anëtarëve të BE-së dhe jo vetëm i Hungarisë”, ka thënë ai.

Mirëpo, skeptik për një gjë të tillë është deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se pengesë për anëtarësim në BE, janë pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, si dhe moszbatimi i marrëveshjeve të dialogut.

Ai gjithashtu ka kërkuar që në pjesën e dytë të këtij viti të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Unë konsideroj se masat është dashur të hiqen. Kosova s’i ka merituar dhe tashmë është cështje e relacioneve sesi institucionet tona kanë arritur të qartësojnë dhe lobojnë me mekanizmat evropian”, thekson Shala.

Në anën tjetër, ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, deklaron se shqyrtimi i aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në presidecën hungareze, do të jetë i vështirë edhe për shkak të qasjes pro Vuçiq të kryeministrit, Viktor Orban.

“Masat varen nga veprimet e tona. Vet fakti që është proklamuar se ato do të hiqen hapë pas hapi kjo i bie se ne implementojmë diçka nga marrëveshja na hiqet diçka por jo tërësisht. Tani Hungaria është një shtet që e ka njohur Kosovën, por Orban tash po njihet ose sjelljen e tij pro Vuçiq dhe pro-ruse që është në interes të tij personal dhe shtetit të tij për shkak të rezervave të gazit që ruhen në Serbi”.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh për shkak të faktit se Orban kurrë deri më tani nuk ka përmendur diçka kundër pavarësisë së Kosovës apo njohjes”, thotë ai.

Hungaria ka marrë presidencën e Këshillit të BE-së, më 1 korrik të vitit 2024 dhe do të mbajë deri më 31 dhjetor. Nga 1 janari presidencën e radhës do të kryesojë Polonia.

Ndërkaq, Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

 

Tags: be-jaHungariaKosova ne BE
ShareTweetShare
Previous Post

Serbët të interesuar për t’u pajisur me dokumente të Kosovës

Next Post

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Komoran, lëndohen tre persona

Next Post
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Komoran, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Komoran, lëndohen tre persona

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.