Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sot në pikë të mëngjesit rreth protestës së thirrur nga AGK, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova. Pas një postimi të gjatë mbrëmë në Facebook, ku tha u fut në konspiracione, sot ai ka dalë me një tjetër postim.
Reagimet e deputetëve të Vetëvendosjes, sipas gazetarit Leonard Kerquki po shpërfaqin një hall të madh që e ka pushteti.
Sipas tij, pushteti nuk po bën asgjë tjetër, por vetëm po merret me gazetarët.
“Pushteti e ka nji hall te madh miq. Krejt grupi parlamentar i VV’se paska shkru statusa dje se pse gazetaret nuk duhet te dalin ne proteste sot. I fundit mbreme, para se me flejt, ka shkru Ardian Gola, diku ne oren 1 te nates. Edhe pse ka shkru edhe mbreme, Dimal Basha, nderkaq, e paska leshu edhe nji status sot ne ora 6 te mengjesit.
“Kurre s’kam me kuptu, qysh asht e mundur pushteti qe i ka mbi 50 perqind nuk e bon asnje pune, e tane diten merret vec me gazetare?!”, ka shkruar Kerquki në Facebook.
Në fund, ai ka bërë të ditur se do të marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga AGK, në mbrojtje të mediave dhe fjalës së lirë.