Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur konferencë për media.
Ai bëri të ditur se në vitin 2023, parashihet që të punësohen 300 asistente për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Parashihet që procesi i administrimit të vlerësimit të teksteve shkollore të jetë proces transparent dhe profesional”.
“Politikat e reja të cilat parashihen në granatin specifik të arsimit për vitin 2023, janë : Parashihet që të angazhohen edhe 300 asistentë të fëmijëve më nevoja të veçanta, deri më tani janë 200 të tillë. Përveç kësaj, parashihet që në vitin tjetër të punësohen 30 specialistë të teknologjisë së informacionit nëpër komuna që do të përfshinë mirëmbajtjen e IT, si dhe 59 këshilltar për orientimin në karrierë”, ka thënë ai.
“Jemi duke punuar për ngritjen e cilësisë së teksteve shkollore. Me këtë parashihen mekanizma të llogaridhënies. Po ashtu, parashihet që procesi i administrimit të jenë proces transparent e profesional. Po ashtu, projektligji do të mundësoj që shkrimet t’i paraqesin edhe vetë autorët dhe parashihet rishikim i teksteve shkollore. Është lansuar korniza për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ka për qëllim përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta. Në vitin 2023 parashihen të angazhon edhe 300 asistentë. Në funksion të digjitalizimit parashihet të punësohen 30 specialistë të teknologjisë nëpër komuna që do të përkujdesen për digjitalizim dhe 59 këshilltar në shkolla që do t’iu ndihmojnë nxënësve të përcaktohen për profesionin e tyre. Testimi do të vazhdojë deri me datën 20 maj dhe do të marrin pjesë 48 shkolla. Në parim nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës. Nxënësit testohen në fushën e matematikës sepse është fokusi kryesor”.
“Përves testit nxënësit plotësojnë edhe pyetësorin. Jemi duke bëre përgatitja për testin e arritshmërisë dhe maturës shtetërore. Dita e parë do të zhvillohet me 4 qershor e dyta do të jetë 14 qershori. Testi i maturës do të mbahet me 18 qershor ku numri do të jetë 24 mijë dhe mund të ketë nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet brenda një ditë ku do të jetë gjuha amtare dhe angleze”. EO