Shoqata Sindikale e Pastrimit ka nisur protestën përpara objektit të Komunës së Prishtinës.
Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit, dhe kështu angazhohen kombanitë private pë mirëmbajtjen e pastërtisë në rrugët e Prishtinës
Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.
Poashtu protestuesit u shprehen se, ju është premtuar qe tri vjet investimi në kamionë të rinj.
Duke prerë shiritin e kuq, ata ftuan zyrtarët komunal të shohin se në çfarë kushtesh të rënda janë kamionët e kompanisë, të blerë që 15 vjet e që operojnë në tri ndërrime.