Një vajzë ka denoncuar së fundmi një djalë, i cili i ka shkruajtur papritur në Instagram dhe e ka ofenduar dhe kërcënuar. Fillimisht, ai i ka thënë asaj që është e shëmtuar dhe më pas e ka kërcënuar se do i marrë fotot e saj dhe do i përdrorë.
Gjithashtu, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, të dërguara nga denoncuesja, i riu, i thotë vajzës se do shkruajë në profilin e hapur me emrin e saj se ajo kërkon seks me pagesë. Vajza i thotë, Armandos se do e denocnojë në polici, por ai i përgjigjet se punon në ministrinë e Shëndetësisë, ka pasaportë amerikane dhe kjo nuk e shqetëson aspak./Insajderi/