Një punëtor ka lënduar dorën në një makinë në një furrë buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rasti në polici është hapur si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Magjistrale, Prishtinë-Ferizaj 15.05.2022-09:06. Raportohet se, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një furrë buke, ka lënduar dorën në një makinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.