Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka paralamëruar grevë 24 orëshe më 21 dhjetor, nëse nuk do të realizohet asnjë takim nga Qeveria e Kosovës në lidhje me kërkesat e tyre.
“Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021 ka vendosur unanimisht që ti hap rrugë dialogut social duke iu adresuar edhe njëherë krerëve institucional sikurse Ministrit të Shëndetësisë, Ministrit të Punëve të brendshme dhe administratës, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe Komisionit për buxhet dhe financa, me të vetmen kërkesë,diskutimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve të përbashkëta për Projektligjin e Pagave”, thuhet në komunikatën e FSHSK-së.
Në komunikatë thuhet se Këshillin Qendror Grevist është autorizuar nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së që me datë 21.12.2021 e martë të mbaj Grevë të Përgjithshme 24 orëshe pranë të gjitha institucioneve publike shëndetësore.
“Këshilli Drejtues i FSSHK është i prerë dhe i qartë në artikulimin e kërkesave legjitime të punëtorëve shëndetësor por edhe vigjilent para një situate tejet të rënduar të institucioneve shëndetësore me trajtimin e pacientëve pas përhapjes së Gripit sezonal dhe mbingarkesën e punëtorëve shëndetësor , andaj trajtimi me seriozitet dhe përparësi i këtyre kërkesave do të jetë kruciale për vazhdimin e veprimeve sindikale”, thuhet në komunikatë