Para gati një muaji, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik. Pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik i kanë marrë këto shtesa, por jo edhe studentët e punëtorët e sektorit privat. Ministria ende s’ka dhënë ndonjë datë të saktë se prej kur do të fillojnë të shpërndahen shtesat nëpër xhirollogari.
Express
Punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot , të cilat iu premtuan nga kryeministri Albin Kurti, më 12 prill.
Shtesat deri tash u kanë dalë vetëm pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik.
Datë të saktë se kur do t’iu dalin paratë në xhirollogari kategorive të tjera, s’është dhënë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar në fund të prillit se gjatë javës së parë të majit pritet të fillojë verifikimi i aplikimeve për këto para. Njoftim tjetër nga Ministria më s’ka pasur.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në këtë institucion për të marrë informacione se kur do të fillojnë t’iu shpërndahen këto para qytetarëve, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka pranuar përgjigje.
Aplikimi për këto shtesa për punëtorët e sektorit privat është hapur më 21 prill. Ata që duan të aplikojnë për to, kanë afat që ta bëjnë këtë edhe 10 ditë.
Në njoftimin për hapje të aplikimit, Ministria kishte paralajmëruar qytetarët se nëse të dhënat janë të pasakta, ata s’do të mund të përfitojnë nga subvencionimi.
“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.
Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore ?????? ????. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.