Punëtorët e sektorit privat në Kosovë që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kanë kërkuar rritje te pagave, ashtu siç u bë për punëtorët e sektorit publik, të cilëve nga ky muaj u është rritur paga për 55 euro.
Për këtë çështje, Federata Sindikale e Punëtoreve Privatë të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është vendosur që nëse institucionet publike nuk i rrisin pagat për këtë punëtorë, nga muaji mars do të fillojnë grevat dhe protestat.
Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, nuk i përjashtojnë grevat dhe protestat.
“Ndarja e mjeteve për 55 euro për sektorin publik na gëzon, por ne jemi të barabartë dhe jemi punëtorë që paguhemi nga buxheti i Kosovës, buxheti komunal. Në javën e parë që kaloi zgjedhjen ne sot do të marrim vendim që do të mbajmë greve dhe protestë. Takimi i sotshëm është parapërgatitje për veprime sindikale, protesta dhe greva nëse nuk merren parasysh kërkesat tona që të barazohemi me të gjithë punëtoret e sektorit publike. Po flas për punëtorët që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore dhe ato komunale. Është një përgatitje për protesta dhe greva e cila do të filloj që nga një marsi e tutje”, u shpreh Azemi.