Një vizitë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Zvicër është paralajmëruar se do të ndodhë në muajin shtator.
Kurti pritet që të udhëtojë për në Cyrih të Zvicrës për të mbështetur Partinë Socialdemokrate në zgjedhjet federale të Zvicrës që do të organizohen më 22 tetor.
Sipas Blick-ut zviceran, Partia Socialdemokrate pritet që të përdorë Kurtin për përfituar votat e disaporës shqiptare atje.
Ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga qeveria, vet kryeministri Kurti e kishte paralajmëruar vizitën në Zvicër. Madje ai kishte thënë hapur se me partinë simotër, synojnë ta ndihmojnë njëra-tjetren nëpër fushata zgjedhore.
“Synimi është që ne të mbështesim njëri-tjetrin në fushata zgjedhore në atë mënyrë që ne të dy të fitojmë forcë”, kishte deklaruar Kurti muaj më parë.
Por, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Zvicerane i njohur ndryshe si SVP dhe Këshilltari Kombëtar Peter Keller, e ka cilësuar si “plotësisht të gabuar” paraqitjen e planifikuar të kryeministrit Kurti në një fushatë zgjedhore në Zvicër.
“Zvicra nuk duhet të ndërhyjë në fushatat zgjedhore të vendeve të huaja dhe vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore zvicerane”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Anlistët politikë në vend mendojnë se “futja e hundëve” e kryeministrit Albin Kurti në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, siç ishte rasti edhe me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është e gabuar dhe pa ndonjë dobi për vendin. Ata konsiderojnë se sanskionet e BE-së, prishja e raporteve me vendet e mike si dhe skandalet e aferat korruptive që ka prodhuar kjo Qeveri, do të duhej të ishin prioritet i kryeministrit.
Për publicistin kosovar Shkelzen Maliqi, bashkëpunimi i partive simotra (me orientim të njejtë) do të ishte krejtësisht normal, por se konsideron se lëvizjet e tilla të Kurtit kanë për qëllimin ikjen nga problemet e brendshme të vendit.
„Mua nuk bën aq shumë përshtypje ky eksperiment i zgjeruar popullist, sa nevoja gjithnjë e më e madhe e Kryeministri Kurti që të largohet nga politikëbërja në Kosovë. Ai pëlqen jashtë mase qëndrimet dhe kontaktet me publikun dhe bashkëmendimtarë ideologjik të jashtëm, në Greqi, Zvicër, Maqedoni, Kroaci, Bosnje etj., kurse në Kosovë i ik debateve publike për çështjet që brengosin qytetarët e Kosovës. Këtë e bënë vetëm kur është i detyruar në seancat e Kuvendit të Kosovës, kurse anashkalon të gjitha mediat e vendit që nuk i ka për qejfi ose i konsideron „armiqësore“, apo edhe se janë në shërbim të Serbisë. Opinionit të Kosovës Albin Kurti e ka bo zakon ti drejtohet vetëm me video mesazhe me përbajtje të fiksuara propagandistike. Nuk jam i sigurtë se ikja nga ballafaqimet me çështjet kritike vendore mund t’ia sigurojnë Kurtit dhe Vetëvendosjes sukses në zgjedhjet e përgjithshme që po bëhen të pashmangshme dhe po afrohen dita ditës. Gabimet që ka bërë në raport me dialogun dhe injorimin e këshillave të aleatëve strategjik, kanë prodhuar një vetëkurthim dhe rënie në batak, ku nuk mund të nxirret më me monavra që hapin procese dhe tema dytësore, si këto e planeve për alenca ideologjike me të majtën e Zvicrrës, me interferimin në përqarjen e spektrit politik në Maqedonin e Veriut“, ka thënë Maliqi në një përgjigje për Periskopin.
Maliqi konsideron se aktiviteti i planfikuar i kryeministrit Kurti, megjithatë është legjitim.
„Aktivitet i planifikuar i Kryeministrit Kurti është parimisht legjitim. Partitë Socialdemokrate (e këtij profili koheve të fundit deklarohet edhe Lëvizja Vetëvendosje!) e kanë të drejtën e pakontestueshme për bashkëpunim përtejkufish me partitë simotra të vendeve të tjera. Bashkëpunimi mund të përfshijë edhe mbështetjen e ndërsjellë në proceset e zgjedhjeve në dy vendet respektive? Konkretisht, Kurti dhe lideri i partisë simotër zvicerane mund të kanë intereres të përbashkët mobilizimin e asaj pjese të votueëve në Zvicër dhe Kosovë, që e kanë të drejtën e votës në të dy vendet. Kurti edhe jashtë kësaj nisme, nga më herët, i ka targetuar kosovarët e diasporë, e në këtë rast konkretisht ata me vendbanim dhe punësim në Zvicër, që të votojnë partinë simotër në Zvicër, që mund të sigurojë edhe benefitin e obligimit më afatëgjatë të besnikerisë të këtyre votuesve që të mbeten me LVV-në edhe në zgjedhjet e Kosovës“, ka thënë Maliqi.
Publicisti i njohur ka folur edhe për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës edhe zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Në të dyja rastet, Maliqi konsideron se Kurti ka vepruar gabim, pasiqë nuk është se i kanë sjellë ndonjë dobi vendit. Përkundrazi thotë Maliqi, përfshirja e kryeministrit të Kosovës, është parë si përçarëse.
„Kjo situatë nuk është vetëm hipotetike, sepse ka ndodhur, madje me karakter interferimi në rastin e pjesëmarrjes së LVV në zgjedhet e Shqipërisë si parti konkuruese për pushtet, ose së fundi në Maqedoninë Veriore, me interferim si faktor i jashtëm përçarës pa ndonjë benefit të qartë për çështjen shqiptare. Megjithatë, me Zvicrën është ndryshe, ajo çka mund të jetë pasojë është interferimet e partive tjera të Kosovës te spektri i partive simotra në Zvicër, që edhe ato të kërkojnë patneret ideologjike simotra“, ka thënë Maliqi.
Publicisti i njohur ka tërhequr edhe një paralale me fatin e ish-kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras dhe atë të Maqednisë së Veriut Nikola Gruevskit.
„Nga përvojat e disa historive politike jo fortë të largëta Kurti do të duhej të nxirrte mësime: Cipras në Greqi ka qenë një kohë shpresa e së majtës boterore dhe kishte vëmendje të madhe në qarqet që simpatizonin majtizmin rebelues ndaj trendeve realpolitike që nuk kanë ndyshuar shumë as sot. Ku është sot Cipras?. Ose, krahasoni zbulimet aktuale të njëpanjëshme të skandaleve dhe aferave korruptive të zyrtarëve të Vetëvendosjes, ku implicite targetojnë edhe vetë kryeministrin Kurti, dhe krahasoni këto rrjedhje përgjimesh komprometuese me publikimin e serisë të përgjimeve që e rrëzuan pushtetin e Gruevskit në Maqedoni të Veriut. Kujtoni ku është sot Gruevski pas atyre „bombave“ komprometuese?
Kurti i ka taksativisht të përcaktuara detyrat e shtëpisë nga BE-ja, me prioritete të cilat nuk mund ti lëviz aq lehtë sipas qejfit të vetë. Në Zvicër edhe mund lëviz, por ku eshte nis dhe ku mbrin? „, ka thënë në fund Maliqi.
Kurti më 24 maj 2021, dy muaj pas formimit të Qeverisë Kurti II, kishte takuar Cedric Ëermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër, duke bërë të ditur se ky i fundit kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje për vite me radhë.
Kurti ka thënë se Wermuth përveç të tjerash, e konsideron edhe mik