Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK. Për këtë ka folur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo thotë se raportimet për punësim të familjarëve dhe militantëve të VV’së në KEK kanë qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
- “Pa dyshim që ne me shqetësim i kemi parë deklaratat në raport me këtë çështje (punësimet në KEK). Unë nuk kam pasur as mundësinë e as kohën që të shoh në qoftë se të njëjtat qëndrojnë apo jo megjithatë duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme kundrejt qeverisë tonë, kundrejt në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje edhe mund të pritet që janë akuza të pabaza, të padrejta”, tha Haxhiu