Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, dje ka njoftuar se është publikuar thirrja për realizimin e Therrtores së Prishtinës.
Ai tha projekti për ndërtimin e kësaj thertore “do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjieno-sanitare për sigurimin e mishit dhe produkteve të tij”.
Gërdovci tha se ky projekt është dhuruar si donacion nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Njoftimi i plotë:
PROJEKTI PËR THERRTOREN E PRISHTINËS PO FILLON TË JETËSOHET
Po i afrohemi fundvitit me një super lajm për Kryeqytetin. Sot publikuam thirrjen për realizimin e Therrtores të Prishtinës.
Jam i lumtur që po i vie fundi shqetësimeve shumë-vjeçare të qytetarëve të Prishtinës rreth cilësisë së mishit dhe produkteve të tij. Gjithashtu po përfundon edhe koha e therrjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi.
Projekti për ndërtimin e Therrtores Publike do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjieno-sanitare për sigurimin e mishit dhe produkteve të mishit për qytetarët e Prishtinës. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit publik dhe garantimi i sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.
Një falënderim i madh për Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila e ka dhuruar si donacion këtë projekt modern të thertores së kryeqytetit. Me këtë nismë po e zgjidhim një problem të kahmotshëm që me shumë të drejtë i ka brengosur bashkëqytetarët tanë.