Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 140 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
09 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.767 testime, 1.140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.
Në total numri i rasteve aktive është 18.506.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!