Një video e rrallë është publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit, i cili tash e dy vite gjendet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Aty shihet ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje duke kënduar me çifteli bashkë me bashkëluftëtarin e tij tanimë të ndjerë, Mujë Krasniqin.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1992, në dasmën e Elmi Zekës, në fshatin Abri të Skenderajt.
Videoja është publikuar në prag të 28 nëntorit – 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.