Kombëtarja U21 e Kosovës ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për tri ndeshjet e qershorit.
“Dardanët” më 4 qershor do të luajnë në udhëtim te Andorra, më 10 qershor do e presin Anglinë, kurse më 13 do të jenë mysafirë të Shqipërisë.
Të tri këto ndeshje janë të vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express.
Albert Bunjaki ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për këto ndeshje, teksa dominojnë futbollistët prej jashtë vendit.
Art Hoti, Ilir Krasniqi, Valmir Veliu, Qëndrim Zyba, Ardit Tahiri, Baton Zabërgja dhe Arnis Ajeti janë futbollistët e ftuar nga skuadrat kosovare. /Gazeta Express/