Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e produkteve të naftës.
Çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë më i lirë të paktën deri të enjten në orën 10:00, raporton Gazeta Express.
Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73€, nga 1.75€ sa ishte dje.
Çmimi i benzinë është 1.67€ për litër, nga 1.69€ sa ishte dje.
Ndërkaq i njëjtë mbetet çmimi i gasit. Një litër gas shitet maksimalisht 0.78€.