Ylli Shala, anëtari i një komisioni pranues për punësime në KEK, e ka telefonuar Patriot Brahimin, një aplikant në konkursin e fundit të korporatës, menjëherë pasi emri i tij është përmendur në një status të aplikantit.
Paparaci, ka siguruar një pjesë të shkurtër të bisedës, e cila pretendohet të ketë zgjatur rreth 35 minuta.
“Ma kishe përmend emrin me nifar komenti”, i thotë Shala, Brahimit.
“Unë stë kam ba najsen o vëllaçko! A je ne komision te unë? Kur sje kanë te unë çka ki me u merr me mu”, vijon Shala.
Patriot Brahimi, djali i dëshmorit, Halim Brahimi sot është deklaruar rreth kërcënimeve që mori, pasi tregoi emrat e disa familjarëve të zyrtarëve të KEK-ut që u punësuan në konkursin e fundit, shkruan Paparaci.
rahimi, i cili aplikoi për punë në konkursin e fundit të KEK-ut por pa arritur të punësohej në korporatë, ka thënë se është telefonuar nga Ylli Shala, inxhinieri i KEK-ut dhe anëtari i Komisionit Pranues në procesin rekrutues i cili dyshohet për përfshirje në nepotizëm.
Ai tha sot se ka zhvilluar një bisedë rreth 34 minutëshe në telefon me Shalën.
Thirrjen telefonike nga anëtari i Komisionit Pranues në punësimet e KEK-ut, Brahimi tha se e mori pas shfaqjes së tij në publik me pretendime për shkelje në procesin rekrutues në KEK. /Paparaci.com
Audio Player