GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Publikohen mënyrat e votimit për Shqipërinë në ‘Eurovision 2025’ – kështu mund të votojnë diaspora

13/05/2025
në Lajme, Showbiz
Koha e leximit:2 mins read
Beatriçe dhe Kolë ndajnë emocionet e tyre përpara performancës në Eurovision
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte (e martë), Shqipëria ngjitet në skenën e ‘Eurovision Song Contest 2025’ me përfaqësuesit “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, duke konkurruar në gjysmëfinalen e parë të festivalit më të madh muzikor në Evropë.

Në këtë natë të rëndësishme, 15 shtete do të marrin pjesë në garë, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën. Për të siguruar një vend mes më të mirëve, Shqipëria duhet të marrë një vlerësim të lartë nga juria profesionale dhe publiku – të dyja me peshë të barabartë prej 50% në renditjen përfundimtare.

Faqja zyrtare Eurovision Albania në Instagram ka publikuar tashmë të gjitha mënyrat se si shqiptarët mund të votojnë për të përkrahur grupin “Shkodra Elektronike”. Votimi do të hapet në fund të mbrëmjes dhe është i mundur nga të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet që marrin pjesë në natën e parë gjysmëfinale dhe që kanë të drejtë të votojnë. Shqipëria është e 12-ta me radhë, me çka për të votuar, duhet dërguar vetëm kodin “12”, raporton Telegrafi.

Votimi telefonik është i mundur nga shtetet e mëposhtme:

Islanda

Polonia

Sllovenia

Estonia

Spanja

Ukraina

Suedia

Portugalia

Norvegjia

Belgjika

Italia

Azerbajxhani

San Marino

Holanda

Kroacia

Zvicra

Qipro

Banorët e këtyre vendeve mund të votojnë për Shqipërinë duke përdorur numrin telefonik të dedikuar të votimit që shfaqet gjatë transmetimit të Eurovision-it në kanalin kombëtar të secilit vend.

Ndërkohë, për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë ose pjesën tjetër të botës, votimi është i mundur online në faqen zyrtare të Eurovision-it: www.esc.vote. Mjafton të hyjnë në këtë platformë gjatë intervalit të votimit dhe të zgjedhin Shqipërinë si votën e tyre.

Përkrahja e publikut është vendimtare për të ndihmuar “Shkodra Elektronike” që të përçojë “Zjermin” e saj në skenën finale të Eurovisionit 2025. Mos harroni të votoni dhe të ndani mesazhin me miqtë e familjarët kudo që ndodhen në Evropë – çdo votë është e vlefshme!

Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më 17 maj, në Bazel të Zvicrës.

Tags: Eurovision Song Contest 2025Shkodra ElektronikeVotimizjerm
ShareTweetShare
Previous Post

Vdes nëna e dëshmorit, Enver Ferizi

Next Post

PD humb një mandat në Tiranë

Next Post
PD humb një mandat në Tiranë

PD humb një mandat në Tiranë

Lajmet e fundit

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

“Qeveri vetëm me VV-në”, Bajrami i reagon Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

13/05/2025
Rama fajson Qeverinë, për mungesë të automjeteve në Komunën e Prishtinës

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, Brestovci hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

13/05/2025
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.