Vatikani publikoi këtë mëngjes, fotot e para të trupit të Papa Françeskut.
Trupi i Papa Françeskut u vendos në një arkivol të thjeshtë prej druri me një rruzare në duar dhe i veshur me një petk të kuq liturgjik, një ditë pasi vdiq nga pasojat e një goditjeje.
Trupi i Papa Françeskut ndodhet ende në Casa Santa Marta, ku ai po shërohej pasi kaloi më shumë se një muaj në spitalin Gemelli të Romës për shkak të pneumonisë.
Sipas planit, trupi do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit nesër, më 23 prill, në mënyrë që besimtarët të bëjnë nderimet e tyre.
Në përputhje me dëshirat e tij të shprehura në testamentin e tij, Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore.