Paris Saint Germain është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.
Senegalezi është shumë afër largimit nga “Të Kuqtë” dhe këtë situatë janë duke tentuar ta shfrytëzojnë klubet e mëdha.
Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, klubi francez është i gatshëm të paguajë shifra stratosferike për ta pasur në radhët e veta lojtarin.
Në garë për lojtarin ata do ta gjejnë edhe Bayern Munich të cilët po e kërkojnë një lojtar të dëshmuar për krahun e sulmit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, pas përfundimit të këtij afati kalimtar.