Enver Dugolli është emri që ka befasuar (për të keq), për faktin se ishte një prej emrave më të zëshëm në Qeverinë Kurti – por mbeti jashtë Kuvendit. Pse votuesi i VV-së nuk e vlerësoi z.Dugolli?
Enver Dugolli, një prej deputetëve më të zëshëm në mbrojtje të Qeverisë Kurti mandatin që shkoi, nuk arriti t’i sigurojë votat për deputet edhe një herë.
Në një shkrim në Facebook, ai falënderon qytetarët dhe iu premton se do të jetë ‘gjithmonë pranë tyre dhe me ta’.
“Të nderuar qytetarë, mbështetës të Lëvizjes, familjarë dhe miq,
Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj në zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe pse nuk arrita të siguroj edhe një mandat tjetër në Parlamentin e Kosovës, fakti që 11,894 prej jush (veçanërisht nga mërgata jonë e çmuar) më dhatë votën tuaj është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e vlerësoj thellësisht.
Vota juaj nuk ishte thjesht një numër, por një mesazh besimi dhe motivimi për të vazhduar angazhimin tim për të mirën e përbashkët. Do të mbetem i përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve që na bashkojnë, gjithmonë me ju dhe pranë jush.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe mbetet angazhimi im i vetëm politik, ndonëse tani jo si deputet.
Me respekt dhe mirënjohje,
I juaji,
Enver Dugolli”, shkruan ai.