Shpesh na ndodh ta gjejmë veten duke bërë thashetheme për të tjerët, e në fakt, duhet thënë se shumica e bisedave tona gjatë ditës mund të lidhen me thashethemet.
Profesori i Psikologjisë, Frank McAndrew thotë se të bërit thashetheme në fakt është mjaft argëtuese.
Njerëzit janë gjithnjë duke kërkuar informacion, duke hulumtuar qoftë edhe për jetën e kolegut që kemi në zyrë. Në fakt, çdo kush e bën rolin e ‘detektivit’ nga pak.
Por duke bërë thashetheme, ne mësojmë edhe më shumë për tjetrin. Sërish, Frank McAndrew thekson se njerëzve u pëlqen të fusin hundët në jetën apo punët e të tjerëve. Sipas profesorit, kjo gjë është pjesë e natyrës njerëzore.
Duke u marrë me thashetheme, ju mund të zbuloni dhe opinionin që ka personi me të cilin po flisni, lidhur me një tematikë të caktuar. Pra, nga thashethemet mund të zbuloni akoma më tepër dhe për karakterin e dikujt.
Por a ka efekte pozitive fakti i të bërit thashetheme?
Së pari, të bërit thashetheme na argëton dhe teksa flasim na rrit nivelin e hormonit dopamin.
Mirëpo, nëse merresh me thashetheme, mund të zbulosh mjaft të këqija për një person, për shembull një koleg, dhe në këtë mënyrë ju përpiqeni të mbroni veten nga ky koleg.
Pra, thashethemet mund t’ju ndihmojnë të mbroheni në momente të caktuara kundrejt një personi, që tashmë ju i dini mjaftueshëm informacione.