GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pse s’ka zhurmë të punimeve në sheshin e Prishtinës, por sherr mes institucioneve?

08/05/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Pse s’ka zhurmë të punimeve në sheshin e Prishtinës, por sherr mes institucioneve?
Share on FacebookShare on Twitter

Në letër duket e thjeshtë: Një komunë e planifikon një projekt, i merr të gjitha lejet e nevojshme, e siguron buxhetin e kërkuar, punimet fillojnë dhe, në fund, pritet shiriti i përurimit.

Por, që dy muaj, punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime.

Ku qëndron problemi? Në dy fjalë: Trashëgimia kulturore.

Për projektin mbi 18 milionë eurosh të Komunës së Prishtinës punimet nisën më 10 mars.

Por, ato u ndalën vetëm dy ditë më vonë. Pastaj, prapë më 16 prill, e edhe një herë tjetër më 29 prill. Tani, kjo zonë, ku asfalti është prerë, ka mbetur nën rrethoja.

Pse po kundërshtohet projekti në sheshin “Xhorxh Bush”?

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), thotë se projekti është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

Në këtë zonë ndodhen disa monumente kulturore të asaj që njihet si Qendra Historike e Prishtinës.

Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për projekte në këto zona duhet të merret leje prej IKMM-së – leje të cilën Komuna e Prishtinës nuk e gëzon.

Drejtori i Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, thotë për Radion Evropa e Lirë se aplikimin për këtë leje e kanë bërë më 15 mars, dhe se punimet kanë vazhduar në “zonën publike që nuk [ndërhyn te] asnjë aset i mbrojtur”.

“Synimi është që këto objekte ikonike jo vetëm të mos preken, por të theksohen dhe të valorizohen më tej si pjesë përbërëse e një ansambli të ri urban”, shpjegon Kastrat

Por, IKMM-ja dhe MKRS-ja nuk pajtohen. Ato thonë se Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë tashmë në perimetrin e zonës së mbrojtur, që ka kufirin bash aty ku më parë ndaheshin dy shiritat e rrugës “Xhorxh Bush”.

Komuna e Prishtinës i akuzon këto institucione se veprimet e tyre janë më shumë politike sesa profesionale. (Komuna udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Ministria nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje. Në tetor të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në të gjitha komunat e Kosovës).


Por, MKRS-ja e kundërshton këtë argumentim. Ajo thotë se do të aprovonte çdo projekt që respekton ligjet dhe standardet profesionale.

Si dëshmi për këtë, në një përgjigje për REL-in, ajo përmend se ngjashëm, vitin e kaluar, punimet në ndërtesën e ish-shtëpisë së mallrave Gërmia, në Prishtinë, ishin ndalur për shkak se mungonte leja.

“Por, pas aplikimit për leje pranë institucioneve të trashëgimisë kulturore, projekti u miratua”, thonë nga MKRS-ja.

Megjithatë, për projektin në “Xhorxh Bush”, MKRS-ja ka më shumë skepticizëm. Ministria beson se ky projekt mund të dëmtojë “trashëgiminë kulturore të Prishtinës”.

Si të ruhet trashëgimia kulturore?

Debati se çka rrezikon asetet e trashëgimisë kulturore ka sjellë përplasje të shumta mes kryetarit të Prishtinës, Rama, dhe ministrit në detyrë të Kulturës, Çeku, dhe atij të Financave, Hekuran Murati.

Ata kanë paralajmëruar edhe kallëzime penale ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Koha.net ka raportuar se Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet. Por, me gjithë tentimet, Policia s’e ka konfirmuar këtë për REL-in.

Megjithatë, për Sali Shoshin, drejtor ekzekutiv i fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo), institucionet duhet të lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojnë bashkë për të ruajtur identitetin e Prishtinës.

“Ta zëmë, Grand-i është një prej hoteleve të para moderne që ka mbërritur në Prishtinë, Radio Prishtina ka qenë mediumi më i rëndësishëm për 30 vjet”, thotë Shoshi për REL-in.

Tags: PunimeSherrshesh
ShareTweetShare
Previous Post

Marrëveshja SHBA-Britani, Starmer e quan “historike” ditën e sotme

Next Post

Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat arbitrare nga Prishtina Parking

Next Post
Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat arbitrare nga Prishtina Parking

Nga 5 maji ndalohen bllokimet e gjobat arbitrare nga Prishtina Parking

Lajmet e fundit

Taravari: Ushtarët e UÇK-së nuk do të arrestohen më në Maqedoni të Veriut

OVL-UÇK akuzon Hagën për ndalim të vizitave te ish-krerët e UÇK-së

08/05/2025
Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës

Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës

08/05/2025
Çitaku: Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Jabllanicë

Çitaku mbështet gazetarët: Janë bërë cak i goditjeve të ulëta nga eksponentë të VV-së

08/05/2025
Çeku: Presidentja ka bërë përpjekje për zgjidhje, por përgjegjës janë 120 deputetët

Çeku: Presidentja ka bërë përpjekje për zgjidhje, por përgjegjës janë 120 deputetët

08/05/2025
Rrëzohen dy shtylla elektrike në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, reagon komuna

Rrëzohen dy shtylla elektrike në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, reagon komuna

08/05/2025
Merz nesër shkon për vizitë në seli të NATO-s

Merz nesër shkon për vizitë në seli të NATO-s

08/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Taravari: Ushtarët e UÇK-së nuk do të arrestohen më në Maqedoni të Veriut

OVL-UÇK akuzon Hagën për ndalim të vizitave te ish-krerët e UÇK-së

08/05/2025
Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës

Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës

08/05/2025
Çitaku: Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Jabllanicë

Çitaku mbështet gazetarët: Janë bërë cak i goditjeve të ulëta nga eksponentë të VV-së

08/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.