GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Pse ia permendin vazhdimisht Mimoza Kusarit çadrën e Gadafit dhe vallëzimin para tij

16/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pse ia permendin vazhdimisht Mimoza Kusarit çadrën e Gadafit dhe vallëzimin para tij
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ia ka vendosur një nofkë të re ushtrueses së detyres së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila – “Çadra e Gadafit”.

Ky epitet iu është dhënë Kusari-Lilës nga ana e Abazit përgjatë konferencës për media, ku u deklarua pas shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme nga Qeveria Kurti, shkruan Demokracia.com.

“Këtë valle ne e kemi parë në të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruese edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.

Por, nga i erdhi Abazit ky epitet për Kusari-Lilën?

Kusari-Lilës iu është përmendur shpesh “vallëzimi i Gadafit” nga figura të ndryshme politike.

Më 2011-ën një delegacion 128-anëtarësh, ishte nisur me mision lobimi në Libi. Gjithçka ishte organizuar nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pjesë e delegacionit ishte edhe deputetja e tashme, Mimoza Kusari-Lila.

Pjesë e lobimit të këtij delegacioni nuk përfshihej edhe këngët e vallet para diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi.

Gazeta “The Economist” kishte raportuar rreth episodit poshtërues të vitit 2010, të delegacionit të AKR-së në Libi.

“Në Ballkan u diskutua gjatë kur Pacolli dërgoi një delegacion të madh të kosovarëve në Libi, si pjesë e përpjekjes për t’ia ndryshuar orientimin pro-serb, dhe për ta bërë atë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një pikë të agjendës, i gjithë delegacioni u dërgua në mes të shkretëtirës për ta takuar liderin libian.

Me të arritur, Gadafi urdhëroi ata që të këndonin dhe të kërcenin. Kur ata u lodhën dhe u ndalën, u qortuan nga një ndihmës. Më vonë koloneli i mirë u tha se mund të ndalonin, para se t’i linte për të shtuar se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës derisa liderët e tyre vazhdojnë të mbesin kukulla të Amerikës. Me këtë kosovarët e poshtëruar u kthyen në shtëpi”, shkruante Economist.

Tags: Haki AbaziMimoza Kusari-Lila
ShareTweetShare
Previous Post

Halimi: Alarmuese implikimi i kryeministrit, në rastin e provave të Astrit Deharit

Next Post

Pasi Abazi “shpërtheu bombën” për rastin Dehari, LVV e zëvendësoi atë në komisione

Next Post
Pasi Abazi “shpërtheu bombën” për rastin Dehari, LVV e zëvendësoi atë në komisione

Pasi Abazi “shpërtheu bombën” për rastin Dehari, LVV e zëvendësoi atë në komisione

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.