Capital T është njëri ndër reperët më të pëlqyer në skenën shqiptare.
Përtej muzikës ai komentohet shumë edhe për jetën e tij private.
Madje ai është munduar gjithmonë ta mbajë atë të mbyllur për media dhe publik.
Ai ka qenë shumë i kujdesshëm që sidomos lidhjet sentimentale mos të shfaqen dhe për këtë ka folur së fundmi në “A live Night”.
“Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm kurse ne jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë. Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist. Nuk ka preferuar asnjëherë të përdor strategji të ndryshme, role të ndryshme për të arritur në një pikë të caktuar në karrierë. Kam pasur qejf që me punë të arrij aty ku dua të arrij, jo me skandale apo me ndonjë rol, siç ka artistë kudo në botë që ndërtojnë një karakter dhe e prezantojnë para publikut.”, u shpreh reperi.
Duke folur për jetën sentimentale, Capital T thekson se “ca gjëra private, duhet të mbeten private”, por me rrëfimin e tij la të kuptohet se ka dikë në krah.
“Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike.”, ka shtuar ai.